Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi-Beqajt: Sot me vezë dhe domate, nesër përballë Prokurorisë

417
Sigal

Komisioni i Shëndetësisë u shoqërua me debate gjatë raportimit të ministrit Beqaj. Ndërkohë që ministri prezantonte buxhetin 2017, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi dha se nesër do të përballen në Prokurori.

Ajo  i kërkoi Beqaj që të pranojë se shëndetësia falas ishte një mashtrim.

Vokshi: Sot me vezë dhe domate, nesër në prokurori. Besova se vezët dhe domatet e mëngjesit do ua kishin ndryshuar raportin me të vërtetën. Ju uroj suksese në jetë ashtu sikundër të rinjtë e mëngjesit.

Nga ana e tij, ministri Beqaj tha se buxheti i shëndetësisë është 47 mld e 3 mln lekë.

Beqaj: 1.3 mld lekë të rjea për politikat e pagave të 2017. 170 milionë lekë të reja për grantet dhe 30 milionë lekë për konvertimin e borxhit italian.

Ndërkohë deputetet e mazhorancës i kërkuan kryetares së komisionit që ti përmbahen rendit të ditës, dhe Beqaj të flasë për buxhetin.