Komisioni i Shëndetësisë/ PD thërret në seancë Beqajn, ministri nuk i përgjigjet

464
Sigal

Thirrjes së deputetëve të PD për një seancë urgjente nuk i është përgjigjur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në mbledhjen e sotme, kryetarja e këtij komisioni tha se ky është një rast i paprecedent.

Vokshi tha se arsyeja e thirrjes së ministirt ishte për të raportuar për fashën e check up-it.

“Drejtësia do të vihet shumë shpejt në vend. Personat do të shkojnë para drejtësise. I kam bërë thirrje prokurisë për të hetuar koncensionet”, ka deklaruar Vokshi.

Deputetja Vokshi tha gjithashtu se reforma ne drejtesi duhet te filloj nga koncensionet e shendetesise

Ndërsa deputeti i PS, Eduard Bejko tha se duhet ti lëmë thirrjet arbitrare. “Nuk ka përse t’iu shqetësojë rritja e fashës për kryerjen e check up-it nga mosha 35-70 vjeç” iu drejtua ai deputetes Vokshi.