Komisioni i ligjeve nis vlerësimin e kandidatëve për Kryeprokuror, ILDKP sjell dosjet

667
Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura ku do të bëhet konsultimi për vlerësimin e kritereve për shtatë kandidatët që kanë aplikuar për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm.
Por ashtu si në seancën ku u dëgjuan të gjithë prokurorët që garojnë për Kryeprokuror, opozita nuk ka marrë pjesë. Raportohet se ndërkohë mbledhja e komisionit të ligjeve është ndërprerë për disa minuta pasi ILDKP ka sjellë dosjet për çdo kandidat.
Kreu i Komisionit Ulsi Manja ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dosjet e ILDKP për çdo kandidat. Mbledhja pritet të rinisë në orën 12:00.
Sigal