Komisioni i Ekonomisë, Porti i Durrësit, Kompania hedh në arbitrazh Shqipërinë

513
Shteti shqiptar përfundon në arbitrazh prej kompanisë që ka realizuar investime në terminalin e trageteve dhe të kalatave 7 e 8 në Durrës.Zv.ministri Ylli Manjani shpjegoi se pas falimëntimit të kompanisë Sllovene investimi është marrë në dorëzim nga një tjetër kompani e cila kërkon ndryshim të faturës së mëparshme.
Sigal

Ylli Manjani: Kompania që ka qenë nënkontraktore e sllovenëve dhe mori përsipër ti vazhdojë punimet me të njëjtat kushte kontrate. Ata kanë disa pretendime dhe lidhen me kursin e këmbimit. Për ketë arsye janë në arbitrazh

Kredia e akorduar nga Banka Evropiane e Investimeve, nëpërmjet marrëveshjes bazë ka vlerën 18 milionë euro, ndërsa kostoja totale e projektit së bashku me kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, fondet e Komisionit të BE-së dhe kontributin e qeverisë shqiptare është 40 milionë euro.