Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin për lojërat e fatit. Braçe: Bastet kanë krijuar pasoja sociale

560
Sigal

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projekTligji për mbylljen nga Janari të të gjitha pikave të basteve sportive dhe të lojërave të fatit.

I pranishëm për të bërë të ditur projeklitgjin ka qenë dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili ka bërë të ditur dhe atë që do të ndodhë me 7 mijë njerëzit që do të mbesin pa punë nga mbyllja e kësaj industrie. Ai tha se ata do të rehabilitohen përmes projekteve të ndërmarra nga ana e qeverisë.

Ndërkohë që deputeti Erion Braçe dhe njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë ka ripërsëritur deklaratat e bëra më herët se ndaj tyre është bërë shumë presion.

Braçe është shprehur e do të mbyllen të gjitha llojet e basteve edhe ato online, edhe pse këto të fundit nuk preken nga ndryshimet në projektligj. Nuk dihet se pse në radhët e mazhorancës i mëshohet këtij fakti dhe nga ana tjetër ka deklarata kontradiktore, ku e vetmja kompani e licensuar Bastarena, thotë se do të vijojë aktivitetin e saj.

‘’Kemi marrë kërcënime nga segmente të caktuara të lojërave të fatit, por nuk u ndalëm. Ja ku janë nuk u ndalën”, tha Braçe duke falënderuar kolegët e tij.

”Ligji nuk zbatohet për qejf. Kam dëgjuar lloj lloj arsyetimesh këto dy javë, por edhe që nuk e bëjnë dhe nuk e votojnë. Por amendamentet që miratojnë sot i japin fund përfundimisht aktivitetit të basteve, lojërave elektronike në distancë. 

Ja kemi dalë që pas ditës së enjte ti japim fund këtij aktiviteti, dhe më pas të luftojmë për zbatimin e ligjit dhe fenomenet që mund ta pasojnë këtë, që shkon deri në ndëshkim me burg. Lojërat e fatit kanë sjellë shumë probleme sociale”, është shprehur më tej deputeti socialist.