Komisioni i disiplinës shkarkon komisionerin publik: Shkeli rregullat

562
Komisioni i disiplinës ka shkarkuar dje komisionerin publik Heral Saraçi, pas procedimit disiplinor për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna e komisionerëve të tjerë. Hetimet kishin nisur pas ankesës së Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). Sipas Kolegjit të Posaçëm Saraçi u bë pengesë për rregulloren. Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut. Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit. Komisioneri Publik rivlerëson deklaratat e subjekteve, si dhe bashkëpunon me institucionet vendase dhe të huaja për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të marrë nën hetim. Pas shkarkimit të Saraçit ai do të zëvendësohet nga një prej komisionerëve zevendësues Aldona Sylaj apo Dariel Sina, të cilët kanë marrë secili nga 6 vota në komisionin parlamentar ad hoc.
Sigal