Komisioni i Bashkimit Europian/ Rikthimi i ligjit të Anti –shpifjes nga Presidenti shqiptar një mundësi për hapjen e negociatave me BE

119

BE: Rikthimi i “Anti shpifjes” nga Presidenti është një shans për përfshirjen e rekomandimeve

Komisioni i Bashkimit Evropian i bëri thirrje Shqipërisë të marrë në konsideratë rekomandimet e Këshillit të Evropës në lidhje me ligjin për mediat dhe të ashtuquajturën “Paketë anti-shpifje”. Zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero tha, se rikthimi i ligjit nga presidenti është një shans për përfshirjen e rekomandimeve. Bashkimi Evropian i bëri thirrje parlamentit shqiptar që të shfrytëzojë mundësinë e kthimit nga presidenti të “Paketës anti shpifje” dhe të marrë në konsideratë rekomandimet e Këshillit të Evropës. Thirrja erdhi nga zëdhënësja e Komisionet Ana Pisonero: Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Evropian mbështet rekomandimet e Këshillit të Evropës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar. Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet. Absolutisht që ne e mbështesim vetëregullimin. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Evropës jo vetëm për nxitjen e vetëregullimit. Ne gjithashtu mbështesim rekomandimin që rregullimi të kufizohet vetëm në shërbimet e mediave audiovizive online, ne gjithashtu mbështesim trajtimin e pavarur gjyqësor të ankesave në lidhje me mediat dhe forcimin e transparencës për pronësinë e mediave në vend. Pra, në përgjithësi ne mbështesim të gjitha rekomandimet e parashtruara nga Këshilli i Evropës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, me atë që duhet ndjekë një vend kandidat.