Komisioni Hetimor për CEZ – Mungon sërish Nuel Kalaj: Balla: Policia ta sjellë me forcë!

568
Ka munguar për të tretën herë dëshmitari kyç, Nuel Kalaj që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ.
Kryetari i Komisionit Taulant Balla përsëri i ka kërkuar policisë së shtetit dhe asaj të Tiranës ta sjellin me forcë sapo të shkelë në tokën shqiptare, duke qenë se rezulton jashtë vendit.
Balla i është drejtuar me një kërkesë për paraqitjen në cilësinë e dëshmitarit dhe ish -drejtorit të CEZ, Hejsek.
Më herët ky Komision ka admnistruar llogaritë bankare të shtetasit Kalaj nga një bankë e nivelit të dytë, për transferta bankare disa miliona euro.
Ndërsa janë kërkuar edhe informacione shtesë.
Sigal