Komisioni Hetimor për CEZ, dëshmon Kryeministri Rama

458
Pas dëshmisë së ish-Kryeministrit Sali Berisha në Komisionin parlamentar Hetimor për marrëveshjes Shqipëri-CEZ, kryeministri Rama u paraqit sot për të dëshmuar.Seanca nisi në orën 10:00 dhe Rama nisi dëshminë, ndërkohë që komisionin e drejton demokrati Spaho,
Sigal

Rama dje ktheu përgjigje pozitive për thirrjen me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që solli zgjidhjen e konfliktit mes shtetit shqiptare dhe kompanisë çeke.

Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij pasi fillimisht refuzoi të përgjigjej para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla.

Pyetjet dhe pergjigjet

Spaho: A është e vërtetë që marreveshja për zgjidhje me pajtim ishte paravendosur?

Rama: Jo

Nderhyrje: Bëni edhe gjyqtarin edhe prokurorin edhe avokatin, mos beni komente, seanca eshte pyetje pergjigje..

Braho: Rama u përgjigj jo, unë do i paraqes disa dokumente që nuk përputhen me përgjigjen e tij.  Jeni dakort?

Rama: Jam shumë dakort

Braho: Keni deklaruar se marrëveshja është miratuar në qershor. Mua më rezulton midis 10 janarit dhe 7 shkurtit kur jan dy takimet e negocimit në Vjenë. Gjiknuri në prokurori ka thënë ….

Rama: S’kam asgjë për të shtuar, e konfirmoj plotësisht atë që ka deklaruar këtu zoti Gjiknuri

Braho: Pra zgjidhja e marrëveshjes është bërë pas takimit të parë si rrjedhojë e bisedimeve…

Rama: Këtë e thoni ju, unë them atë që mbështes zotin Gjiknuri këtu. Edhe një herë tjetër ju konfirmoj atë që ministri Gjiknuri ka referuar nga fillimi deri në fund.

Braho: Pra qe pas takimit te pare keni marre vendimin ti jepni CEZ 100 milion euro.

Rama: Une e kuptoj pyetjen tuaj dhe prandaj pergjigja ime eshte kjo, per shkak se s’dua te dalim nga konteksti duke cituar pjeserisht nje proces qe ka fillim dhe ne fund…si lexohen nga A te Zh ato qe thuhen, ju i lexoni ne menyren tuaj, une i lexoj ne menyren time…por s’do ma merrni dot pergjjgjen qe kerkoni se nuk e konfirmoj dot nxjerrjen nga konteksti te nje fraze qe ka fillim e fund.

Braho: Dua te konfirmoni cfare keni biseduar me ministrin e Energjise, ai ne takimin e pare ne Vjene ka paraqitur pretendimet e shtetit shqiptar qe jane te njejta me pretendimet e qeverise se meparshme dhe me pas kur ka ardhur ne Tirane, ne konsultimet qe ka pasur me ju keni marre vendimin qe ti jepni 100 milion euro.

Rama: Kjo eshte ajo qe thoni ju

Braho: Jo mund tua ve ne dispozicion deklarimet, nese ka genjyer ministri eshte ceshtje e tij.

Rama: Ju falenderoj per sqarimin e gjate pergjigja ime eshte ajo qe dhashe, konfirmoj ate qe ka thene ketu ministri Gjiknuri. …Kemi pikepamje te ndryshme ne jete.

Braho: Ligjet jane te njejta

Rama: Avokatë te ndryshem dhe gjyqtare te ndryshem ne baze te ligjeve te njejta japin vendime te ndryshme, ajo qe une di eshte kjo qe une thashe, nese do nxirrni konkluzione ne baze te opinionit tuaj keni te drejte ta beni por do humbim kohe se mesa shoh ka shume pyetje per te bere.