Komisioni hetimor për çështjen e CEZ, Balla kërkesë Metës: Zgjateni për një periudhë 3-mujore

464
Sigal

Gazeta Telegraf/ Taulant
Balla, kryetari socialist i komisionit hetimor për verifikimin e zbatimit të
ligjit dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë privatizimit të
operatorit të sistemit të shpërndarjes (OSSH), i kërkoi sot kryetarit të
Kuvendit, Ilir Meta zgjatjen per një periudhë 3-mujore të afatit të
veprimtarisë të këtij komisioni.
Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit,
Balla thotë se ndonëse komisioni ka vijuar punën në përmbushje të objektit për
të cilin është krijuar, afati ligjor i funksionimit të tij përfundon më 13
tetor 2016.Komisioni, vijon ai, nuk ka mundur të funksionojë normalisht pas
lënies së mandatit të deputetit nga ana e nënkryetarit Sherefedin Shehu dhe
moszëvendësimit të tij nga grupi i PD-së.Gjithashtu për shkak të numrit ende të
madh të dëshmitarëve që do të thërriten, si dhe volumit që përmban
dokumentacioni që do të shqyrtohet, në cilësinë e kryetarit të grupit
parlamentar nismëtar për ngritjen e këtij komisioni, do t’ju kërkoja zgjatjen e
afatit të veprimtarisë të tij për një periudhë 3-mujore. përfundon letrën e tij
kryetari i komisionit për hetimin e CEZ-it.