Komisioni hetimor ndaj CEZ, Berisha: Edi Rama dhe Damian Gjiknuri duhet të kalben në burg për 35 vjet

542
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi
Rama dhe ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri për vjedhje me shitjen e
kompanisë CEZ. Duke folur jashtë Kryesisë së Kuvendit pasi u largua nga
Komisioni Hetimor për CEZ, Berisha deklaroi se Rama dhe Gjiknuri duhet të
dënohen me 35 vite burg për vjedhjet që kanë bërë nga shitja e kompanisë çeke.

“Personi që kryeson komisionin rezulton të jetë në konflikt interesi,
gjë për të cilën nuk kisha dijeni. Në mënyrën më të pafytyrë sic është kryetari
i komisionit mashtroi opinionin publik dhe tha nuk jam person i dënuar. Është i
dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk paguan gjobën. Kur erdha kisha
parasysh të bëja detyrën time. Unë nuk dija këtë çështjen e konfliktit të
interesit dhe nuk e dija këtë nen.

Arben Ristani që
është jurist i shkëlqyer ja lexoi. Kam qenë shumë i interesuar për komisionin
hetimor për CEZ. Edi Rama me atë vjedhje që ka bërë bashkë me Damian Gjiknurin
meriton të kalbet të paktën 35 vjet në burg pa ndërprerje. Ata për t’i shpëtuar
asaj ngritën këtë komision”
, tha Berisha.