Komisioni Ekonomisë/ Ahmetaj: 260 mijë vende të reja pune në 4 vite. Opozita: Tallje për shqiptarët

500
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet Akti Normativ për buxhetin 2018, ministri Arben Ahmetaj tha se në 4 vitet e kaluara ka pasur rritje me 260 mijë vende të reja pune, por përfaqësuesit e opozitës e kanë kundërshtuar. Dashamir Shehi u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe tallje për shqiptarët.
Debatet: 
Ahmetaj: Merrni listë pagesat dhe verifikoni dublimet a janë 260 mijë vende të reja pune në 4 vite apo jo. Nuk e rritëm ne parashikimin, por FMN.

Shehi: 260 mijë vendet e punës janë një tallje për shqiptarët. Rreth 200 mijë vende pune u legalizuan. Pra ka pasur legalizim të vendeve të punës. Në rastin më të mirë janë 60 mijë vende pune, jo 260 mijë.

Ahmetaj: Nëse ju keni ndonjë statistikë tjetër, hajdeni ta rrëzoni. Bëhuni serioz se nuk është muhabet tavoline. Është formalizim apo krijim i vendeve të punës kjo nuk ka shumë rëndësi. Rritja ekonomike është 4,2%. Janë 260 mijë njerëz që shkojnë në punë, çfarë problemi keni ju?.
Sigal