Komisionet parlamentare vlerësojnë “shkëlqyer” punën e Bankës e Shtetit për vitin 2014, kur u vodhën 7.3 miliardë dollarë

464
Shteti shqiptar, duket se po e kalon cakun e talljes me ligjin, me drejtësinë, me realitetin dhe me shqiptarët, pse jo edhe me ndërkombëtarët! Një fakt tipik skandaloz, të talljes shtetërore me opinionin publik dhe shtetin ligjor, ka zbuluar Gazeta “Telegraf” lidhur me qëndrimin e ligjvënësit ndaj realitetit, duke bërë “të zezën, të bardhë”! E kemi fjalën për Rezolutën e vlerësimit të veprimtarisë së Bankës së Shtetit për vitin 2014, të hartuar e të miratuar 11 ditë më parë nga Parlamenti Shqiptar, konkretisht në datën 02. 07. 2015, publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 119, datë 10 korrik 2015. Skandali qëndron në faktin e turpshëm, që parlamenti shqiptar ka miratuar një Rezolutë sa komike aq edhe abuzive me mbulim krimi. 
Në rezolutë, parlamenti e vlerëson “shkëlqyer” punën e Bankës së Shtetit Shqiptar, gjatë vitit 2014, vitin kur në datën 24 korrik 2014 u zbulua skandali i rëndë financiar i vjedhjes së Thesarit të Shtetit në vlerën 7.3 milionë dollarë, për të cilën u arrestua Guvernatori Fullani dhe 17 zyrtarë të tjerë të lartë të bankës, të cilët lejuan dhe mbajtën të fshehur këtë vjedhje. Madje në rezolutë, thuhet se në Bankën e Shtetit është arritur të sigurohet një regjim i fortë kursimi në drejtim të shpenzimeve të planifikuara për personelin dhe shpenzimet administrative! Madje skandali, tallja dhe turpi i shtetit (parlamentit) shkon deri aty, sa në rezolutë thuhet, se “… gjatë vitit 2014, Banka e Shtetit ka arritur standardet e përmirësimit të cilësisë së mbikëqyrjes bankare në drejtim të përafrimit me standardet Komitetit të Bazelit dhe direktivat europiane, për një mbikëqyrje efektive të bazuar në rrezik”. Pa bërë komente, po publikojmë dy faktet skandaloze që përmban Rezoluta e Parlamentit Shqiptar, për vlerësimin e veprimtarisë të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014, miratuar në datën 2 korrik 2015
“Duke mbështetur dhe duke nxitur bashkëpunimin me këtë institucion, vlerëson veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë në drejtim të:
1. Banka ka arritur përmirësimin të cilësisë së mbikëqyrjes bankare në drejtim të përafrimit me standardet e Komitetit të Bazelit dhe direktivat evropiane për një mbikëqyrje efektive të bazuar në rrezik;
2. Banka ka arritur zbatimin e një regjimi kursimi për shpenzimet e planifikuara për personelin dhe shpenzimet administrative…”.
Sigal