Komisioneri Stefen Fyle shtyn vizitën në Tiranë

480
Sigal

Stefan Fyle, Komisioneri për zgjerimin europian shtyn vizitën e parashikuar në 13 shkurt në Tiranë. Shkak ka qenë situata në Ukrainë, ku komisionari Fyle do të jetë duke filluar nga e marta, për të qëndruar për 3 ditë, në pritje të një rrugëzgjidhje nga kriza aktuale që ka përfshirë vendin. Burimet zyrtare kanë konfirmuar lajmin duke shtuar se, BE është përfshirë në një përpjekje për të ndihmuar Ukrainën në këtë situatë të vështirë. Ende nuk ka një datë se kur mund të planifikohet vizita e Fyles në Tiranë, por burimet theksuan se KE po vazhdon të ndjekë me interes vazhdimësinë e reformave të Shqipërisë dhe se do kontaktojë me qeverinë shqiptare për të vendosur një datë të mundshme në bazë të axhendës së palëve. Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle, ishte në nëntor në Shqipëri, një muaj para se të mblidhej Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku shtynë vendimin për në qershor sa i takon statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian.