Komisioneri i BE, Hahn deklaratë të fortë: Opozita pengon qëllimisht zgjedhjet

473
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, përmes një letre shpreh shqetësimin e Brukselit lidhur me ngërçin politik në vend.
Hahn thekson se opozita zgjodhi qëllimisht të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa përpjekjet e ndërkombëtarëve për dialog me qëllim zgjidhjen e ngërçit, nuk prodhuan rezultat. Bojkoti i institucioneve për Hahn është një vendim për të cilin ai nuk pajtohet, pasi debati zhvillohet brenda në Parlament.
“Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar në këto zgjedhje. Unë duhet të respektoj, por në të njëjtën kohë me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe garantojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa. Idetë dhe propozimet politike – pa marrë parasysh nëse ju pëlqen apo jo – të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj”, shkruan Hahn.
Sigal