Komision hetimor për shkarkimin e presidentit/ Vasili: Një kalbësirë kriminale me zero vlerë

409
Sigal

Komisioni Hetimor parlamentar pë shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta është një kalbësirë kriminale me zero vlerë.

I këtij mendimi është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas këtij të fundit, dekretet e Presidentitm, nga edhe niset mazhoranca në kërkesën e saj për shkarkim, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Komision hetimor për Presidentin, një kalbësirë kriminale me zero vlerë.

Komision hetimor është i vdekur është një kalbësirë kriminale sepse juridikisht është zero dhe moralisht është më pak se zero.

Juridikisht zero sepse mblidhen të diskutojnë ndërkohë që janë në një paligjshmëri të plotë.

Dekretet e Presidentit janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

Momenti në të cilin Presidenti Ilir Meta veproi me dekretin e tij është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e evitimit të konfliktit kritik civil, të qetësimit të situatës dhe krijimit të hapësirës për dialog.

Por si veprim juridik ishte dhe mbetet thjesht një precedent si gjithë të tjerët më parë.

Një precedent që e ka aplikuar në mënyrë korrekte Presidentet Nishani dhe Moisiu në funksion të situatës.

Pra s’ka asnjë ngjarje juridike, dhe juridikisht nuk ekziston asgjë.

Komisioni Hetimor është zero.
Materia juridike me dispozicion te tij është më pak se zero, sepse çdo të bëjnë do të hetojnë të gjitha precedentët e shtyrjes së zgjedhjeve?

Apo shtyrjet e zgjedhjeve që i interesojnë Edi Ramës janë të ligjshme ndërsa të tjerat jo!?

Presidenti Bujar Nishani me shumë të drejtë ka shtyrë zgjedhjet e vitit 2017,edhe ato të përgjithshmet edhe ato lokale. Lokalet u shtynë me një muaj e gjysmë në Kavajë, nga 7 maji më 25 qershor 2017. Ndërkohë zgjedhjet e përgjithshme nga 18 qershori më 25 qershor 2017.

Po kur u shtynë zgjedhjet në vitin 2007 kur ishte vete Edi Rama kandidat për Bashkinë e Tiranës, apo ato ishin te ligjshme se i interesonte atij?

Materia juridike e komisionit pra nuk ekziston,është zero.

Moralisht është më pak se zero.

95% e shqiptarëve jane kundër ketij komisioni, sepse ata, që drejtojnë këtë komision janë nën akuzë se kanë vjedhur vota duke u bërë njësh me krimin, kanë manipuluar pushtetin për vota, u kanë bërë kërcënime njerëzve dhe falë Bild-it dhe Zëri të Amerikës u njoh botërisht dhe hapur krimi zgjedhor i tyre dhe çdo shqiptar i dëgjoi me veshët e tij se çfarë janë këta.

A kanë moral të flasin për paligjshmëri këta banditë?

Ata janë fshehur pas potureve të një prokuroreje të përgjithshme të kapur dhe nuk vihen para drejtësisë,por edhe kjo është thjesht një çështje kohe,të cilën do ta zgjidhë presioni popullor që do të jetë i pandalshëm dhe që nuk do të falë.

Pra me pak fjalë nuk ka ndodhur asgjë në Parlament me këtë komision hetimor,vetëm banditizmi politiko-elektoral në veprim,po thellon fajin e rëndë që peshon tashme fort mbi të.