‘Komike’ në Kuvend/ Noka se lë rehat Veliaj as jashtë: Po vjedh qytetarët. Ja si reagon kryebashkiaku

551
Sigal

Një situatë sa serioze aq edhe komike është krijuar jashtë sallës së komisionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës pas daljes nga komisioni i medias ka folur jashtë por sërish në ambientet e Kuvendit për praninë e tij dhe teatrin.

Por ndërsa ka qenë duke folur, nga pas ka mbërritur deputeti i PD-së Flamur Noka bashkë me kolegun Klevis Balliu që kanë nisur të flasin sërish.

Mes tyre u zhvillua një tjetër debat i shkurtër dhe më pas Veliaj ka rimarrë fjalën para gazetarëve duke akuzuar opozitën se thotë ‘mos bëj si bëj unë por bëj si them unë’.

Noka: Ti e mbylle çështjen e Ardit Gjoklaj, ti po i vjedh qytetarët e Tiranës.
Veliaj: E mirë vazhdo. Ta lëmë të vazhdojë.
Balliu: Ç’domethënë të marrësh në intervistë.
Veliaj: Pyet babain tënd se e di ça do me thënë.