Komentuesi: “Po vdesim për bukë”. Rama: Ke Facebook. “Eja na tako pas 12 të natës”, por përgjigja e kryeministrit e lë pa fjalë

653
Kryeministri, Edi Rama në foton e postuar në “Facebook” për takimin e zhvilluar në Bruksel me ministrat e Jashtëm të BE-së u ka kushtuar vëmendje edhe disa komentuesve që i ankohen për realitetin. Një prej tyre i thotë se “po vdes për bukë”, pasi në vend të grurit po mbillet hashash apo siç e cilëson ai “bima e Rilindjes”. Një tjetër ankohet për jetën në lagjen e “Kombinatit” në Tiranë, ndërsa një komentues i kujton nevojën për të mbajtur premtimet në fushatë. Disa prej dhjetra komenteve nuk kanë kaluar në “shurdhëri” pasi vetë kryeministri Rama u është përgjigjur, pikërisht në mënyrën që di vetë ai. “BalkanËeb” boton pjesë nga ky “bashkëbisedim” në “Facebook” mes Ramës dhe miqve të tij virtualë. 
KOMENTUESI 1: Ma të madh veç në Kolumbi ka si në Shqipëri. Tani Shqipëria s’do quhet më Albania por Kanabisland
Sigal

EDI RAMA: Skënder, meqë jeton në distriktin e Columbias nuk po ta marr për keq. Por pikërisht pse jeton në distriktin e Columbias çuditem si dëgjon broçkullat e kazanit të SHQUP-it. Megjithatë sa për dijeninë dhe kënaqësinë tënde atdhetare, dëgjuam nga vendet anëtare përgezime edhe për luftën kundër kanabisit. Gjithë të mirat

KOMENTUESI 2: Edhe ky, një lajm shumë i mirë. Bravo, por duhet të mbani premtimet, mos i zhgënjeni njerëzit e ndershëm, edhe Europën..

EDI RAMA: Rexhep Z. reforma në drejtësi po bëhet, shëndetësia po bën progres hap pas hapi, rritja ekonomike 3.4 nga 0. Diçka para 3 vjetesh, rrogat po e po, vendet punës janë shumë më tepër se ç’kanë qenë duhen edhe shumë e shumë më shumë padyshim, por besoj se në tërësi gjërat kanë ecur si duhet

KOMENTUESI 3: O kryeministër leje Brukselin 25 vjet vetëm rrena por hajde një natë në Kombinat pas orës 12 të natës dhe shif në ça ambjenti po rrisim fëmijët edhe një pushtues do kishte pak mëshirë për hir të fëmijëve

EDI RAMA: Agron unë nuk i kam ngrënë rrenat e 25 vjetëve, nëse i ke ngrënë ti më vjen keq! Sa për Kombinatin mbas orës 12 të natës nuk e kuptoj për çfarë e ke fjalën, por sidoqoftë drejtohu në bashki për

çdo problem.
KOMENTUESI 4: Opo kjo ka rëndësi. Të thonë llafe të mira andej nga Brukseli se varja nëse po vdesim për bukë ne këtu, se s’po mbillet më grurë e misër por vetëm nga ajo bima e rilindjes…E mbarove
turizmin ti o KM? Politika jote është tamam si pallatet e Tiranës. Të lyer nga para dhe jashtë, dhe beter brenda .. mjer ky popull thuaj.

EDI RAMA: Eh mor Cun Lushnjar që po vdes për bukë dhe ke fejsbuk, sikur nuk shkojnë bashkë këto të dyja apo jo?! Ndërsa për turizmin tim apo politikën si pallatet e Tiranës, një sugjerim kam unë: Mos dëgjo shumë kazanin që zien broçkulla se do mbetesh mbrapa botës!