Komentuesi e ngacmon: Kur nuk fitonte Kombëtarja fajësoje Ramën. Berisha: Ai është ters, bën mirë të mos shkojë

462
Pas fitores së Kombëtares shqiptare mbrëmjen e kaluar ndaj Izraelit me tre gola, dy nga Sadiku dhe një nga Memushaj, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh urimi për ekipin.
“Fitore dinjitoze dhe e domosdoshme. Një urim të përzemërt për ekipin tone, trajnerin, kapitenin dhe heroin e kësaj ndeshje, Armando Sadiku!”, shkruan Berisha. Por fill pas këtij mesazhi një nga komentuesit e ka ngacmuar Berishën duke i kujtuar se për humbjet e Kombëtares fajësonte kryeministrin Edi Rama. Ndërsa Berisha vijon t’i qëndrojë idesë së tij se Rama është tersi dhe i këshillon të mos shkojë në stadium.

REPLIKAT
Komentuesi: Pse nuk e urove Edi Ramën, kur nuk fitonte Kombëtarja thoshe, Edi Rama i ka fajet.
Sali Berisha: Burim nuk është ashtu, nuk e kam akuzuar kur nuk ka qenë në stadium, ai është ters dhe bën mirë të mos shkojë në stadium.


Sigal