Koment/ Adriati Riza Dosti: Seriozisht e keni…kjo ishte Protesta ?

500
Lus zotin te jem i gabuar …po me sa pashe e ndoqa LIVE ..protesten e sotme te shqiptareve ,,drejtuar nga Opozita ..per rrezimin e kesaj qeverie banditesh me deshtakun Rama ne krye dhe kerkesen legjitime per garantimin e zgjedhjeve te lira …kam frike se me pare mund te mberrije une nga Amerika ne Shqiperi po te nisem me kembe …se sa mund te arrihen qellimet e mesiperme….
Dhe e dini pse?
Ne ate situate qe eshte katandisur sot Shqiperia e shqiptaret gjithkush priste qe protesta te tunde vendin si termet popullor e jo te kthehej ne nje shetitje para kryeministrise ..me nje kryeminister qe si pergjigje zgjodhi largimin e tij nga vendi ..per te festuar 9 vjetorin e pavaresise se Kosoves,,duke ju fyer e injoruar kaq rende o vellezer e motra te mijat te te njejtit gjak..
Oratoret qe e moren fjalen nuk kishin as me te voglin gelim te gjakut e nerv per t’ ju drejtuar popullit te mbledhur ne shesh e per te sensibilizuar ashtu sic duhej protestuesit ne qellimin e caktuar..
Basha shpalli vendimin e tij personal se eshte gati per te ardhur ne pushtet …por harroi te thoshte se ne pushtet duhet te vije populli ne emer te te cilit flet dhe organizon protesten dhe jo ai vete..
Rama dhe kriminelet e tij nuk rrezohen dot me oratore te hipur ne podium ..qe mbajne ne koke nje kapele te vene mbrapsht e ju drejtohen njerezve me fjalet hejjj..ju …hej juuuu…hapuni pak sa te vendosim cadrat ne,,,e pastaj fillon e kendon…Edi Rama ka maru…ka maru…ka maru…
Rama dhe banda e tij nuk rrezohen dot kurre nga ata drejtues te opozites e te aleateve te saj te cilet kane kohe qe e kane humbur kredibilitetin e popullit te tyre …dhe qe ju siguroj se nuk qajne hallet e ketij vendi e te ketij populli por karriget e tyre te humbura tre vjet me pare..
Me kesi fare protestash..Rama rron edhe 100 vjet te tjera …dhe Opozita nuk vjen kurre ne fuqi.. edhe per 150 vjet te tjera..
Me kesi protestash ..heren tjeter ..qeveria e Rames dhe parlamenti i Metes do vijne vete te bashkohen me ju ne proteste e do ja marrin nje valleje dyshe myzeqare per shtate pale qejfe …
Sepse askush nuk doli te thote ne podium publikisht e boterisht se pse duhet rrezuar kjo bande antishqiptare …qe ka ne perberje te saj kriminele te tipit te Rames ..Tahirit, Beqes..Bushatit..Ahmetit .Gjiknurit..Velise..Kumbaros,,Nikolles..Peleshit..etj etj… duke ju a numeruar nje me nje krimet e tyre ndaj ketij vendi e ketij populli ….
Me Rama ik…Rama ik..Rama jo vetem qe kurre nuk ka per te ikur ,,por prisni kur t’ ju sjelle edhe nje tufe jo te vogel me Rama te tjere ne qeveri, ne parlamant e kudo ne cdo skute te shtetit te tij te erret antishqiptar, mafioz e banditesk..
Rrevolta popullore e sotme duhet te tundte nga dhembet e te tmerronte deri ne palce qeveritaret e korruptuar, deputetet sharlatane , policet , prokuroret gjyqtaret por edhe zyrtaret mafioze e kontrabandiste, drogmene e tutore prostitutash te ketij shteti te degjeneruar e te pa pergjegjshem ndaj qytetareve te vet..
Ndaj protesta te drejtuara nga ata qe e kishin ne dore pushtetin dhe mbi te gjitha besimin absolut te popullit te tyre te cilin e shperdoruan dy here radhazi e per nje kohe jo te vogel te qeverisjes se tyre …veshtire se mund te kene sukses…
Une ,,por edhe shume si une nuk mund te besojne me kollaj nga ata qe me genjyen jo njehere por disa here radhazi..Nga ata qe kurre nuk e denuan diktaturen dhe kriminelet e saj…nga ata qe kurre nuk i kthyen pronat tek i zoti…nga ata qe kurre nuk i hapen dosjet e vrasesve te ketij vendi e te ketij populli ..nga ata qe shkaterruan me themel cdo vlere qytetare e kombetare te ketij Kombi….te cilet edhe sot e kesaj dite jane serisht me shumice ne radhet e opozites …
Me xhaketa te kthyera mbrapsht sado qe te perpiqesh te dukesh i veshur bukur …dukesh edhe me karnaval se sa mendon..dhe kjo per te zezen tende e te askujt tjeter..
Ndaj dhe protesta e sotme sipas meje i perngjau asaj shprehjes se fameshme te popullit qe thote….U mbars Mali e polli Mi..
A e lexuat dhe a e kuptuat si duhet pergjigjen qe ju dha Rama qe nga Prishtina …pas protestes suaj…duke ju rikujtuar se ai erdhi ne pushtet me disa te vrare po ne ate shesh…….???
Nuk ma do mendja te jem gabim ne konstatimet e mija,,,
Nga Adriati Riza Dosti
Sigal