Kolonjë, Basha: Të ndërtojmë modelin e aleancës qytetare për t’ia kundërvënë koalicionit të krimit

450
Sigal

Dritan Hajro është emri
i kandidatit të opozitës që do të kandidojë për kryetar Bashkie në Kolonjë.
Hajro, një kandidat i propozuar nga Partia Agrare
  Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia
Demokratike, eshtë prezantuar nga zoti Basha në një takim me drejtues të
strukturave të PD në Kolonjë. Kolonja, tha zoti Basha, do të jetë shembulli i
bashkimit të madh qytetar për t’iu kundërvënë aleancës së krimit dhe drogës.

“Kandidati është i
propozuar nga PAA dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekë është z.Dritan
Hajro. Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me
të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar domosdoshmërinë e
përballjes me të keqen që kemi përballë. Domosdoshmëri e qendresës, refuzimit
dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin. Dhe është
njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i
rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita –ditës
dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të
djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve
shqiiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për shqipërinë
dhe për shqiptarët. Për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë krimit, për të mos ia
lënë Shqipërinë në dorë drogës, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë një bande
të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronën e tyre. Këtu nga
Kolonja të ndërtojmë së bashku një model, modelin e bashkimit qytetar, modelin
e aleancës qytetare me të gjithë faktorët për t’ia kundërvënë koalicionit të
krimit”, theksoi zoti Basha

Duke parë situatën e
rëndë ekonomike që po kalojnë qytetarët e Kolonjës, pavarësisht nëse janë të
majtë apo të djathtë, i bindur se bashkë me qytetarët, pa dallim bindjesh
politike do të mund ta ndryshojmë këtë realitet, pranova propozimin e opozitës
për të kandiduar për kryebashkiak, theksoi Dritan Hajro.

“Këto janë
zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i
bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjeve politike. Do të
jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre”, u
shpreh kandidati Hajro.

Koalicionit të madh
opozitar, tha kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, po i
bashkohen shumë socialistë pasi sot në qeverisje nuk janë socialistët por vetëm
një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën.

“Të jemi
bashkohemi bashkë demokratët, anëtarë dhe simpatizantë të PAA-së, qoftë edhe
njerëzit e majtë të cilët ndihen të diskriminuar nga qeveria e rilindjes. Se ka
edhe një gjë nuk është më e majta e majtë, por është rilindja e Edi
Ramës.”, deklaroi kryetari i PAA Agron Duka

.