Kolonelët e KQZ-së nisin Grushtin e Shtetit, duke folur emër të Kushtetutës

419
Sigal

Pas vendimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, ka nisur një sulm me frontal ndaj tij nga disa “juristë”, të cilët mundohen të cilësojnë dekretin si antikushtetues. Por kush janë njerëzit që kanë më shumë se 48 orë që bërtasin, se Presidenti i Republikës shkeli Kushtetutën, duke shfuqizuar datën e zgjedhjeve vendore:

ULSI MANJA, pengu i dosjes “184” dhe njeriu që e dështoi me sukses reformën në drejtësi, është i pari që flet për shkelje ligjore. Postimin e tij me mbyll me shprehjen “koha të mendojmë për familjet tona”. Ky po, që është argumenti më i fortë ligjor.

ERION BRAÇE, pasi ndau në shkelje të Kushtetutës territorin e Rrogozhinës, pjesën e tokave në bregdet dhe famoz për lidhjet indirekte me “Lagunën e Karavastasë” së Aldo Bares, i padije në jurisprudencë, që tani ka kohë të merret edhe me shkeljet e Kushtetutës.

ARBEN ISARAJ, ish-deputeti i PS-së, ish-zv/ministër i Drejtësisë së qeverisë së Edi Ramës dhe ish-drejtor i Patentave që thotë se është jurist i njohur, ka harruar problemet e ligjit të dekriminalizimit për kontaktet familjare me persona të papërshtatshëm ligjërisht dhe tani flet për zbatimin Kushtetutës. U largua nga detyra me vullnetin e tij pas arrestimit të të vëllait nën akuzën e trafikut të kokainës.

SAIMIR VISHAJ, anëtar i Dhomës së Avokatisë, i zgjedhur nga Rama si anëtar i monitorimit të Zbatimit të Reformës në drejtësi. Nuk ka folur kurrë për dështimin spektokalar të kësaj reforme, faktin që Shqipëria përse sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.

AURELA ANASTASI, një teorike e së drejtës dhe një përthithëse e mirë e fondeve të BE-së nëpërmjet shoqatave të saj për të cilat kurrë nuk ka bërë transparencë dhe që asnjëherë nuk ka qenë aplikante apo zbatuese në praktikë e Kushtetutës.

DENAR BIBA, zv/kryetar i KQZ, ish-Komisioner i Prokurimit Publik që shquhet për mënyrën se si të anulojë dhe miratojë një tender, por asnjëherë nuk është shquar për arsyetim në nivel kushtetues. Biba, që shantazhoi edhe gjyqtarin e Strasburgut për t’i imponuar një urdhër të kryeministrit Rama. Për çdo “zgjidhje” ligjore konsultohet me Gjiknurin e PPP-ve.

BLEDAR SKËNDERI, aktualisht anëtar i KQZ, ish-nëndrejtor i Burgjeve që nivelin më të lartë të vendimmarrjes së tij ka pasur transferimin me subjektivizëm të të burgosurve.

EDLIRA JORGAQI, anëtare e KQZ që përpara Gjykatës Kushtetuese ka mbrojtur qeverinë duke thënë se “Kushtetuta mund të ndryshohet me akt normativ të Këshillit të Ministrave”.

Kjo është armata e “kolonelëve” të jurisprudencës, që flet këto ditë në emër të Kushtetutës, duke kryer Grusht Kushtetues ndaj Kushtetutës dhe Demokracisë.