Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën për ankimimin e PAP

433
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot kërkesën për ankimim të Partisë Aleanca Popullore për afatin e listave të kandidatëve. 

Seanca do të fillojë në orën 10:30 ku pritet të jenë prezente edhe përfaqësues të 15 partive politike që janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pak ditë më parë, Partia Agrare Ambientaliste e tërhoqi kërkesën për ankimim, pasi sipas kryetarit të saj Agron Duka pas marrëveshjes që fut opozitën në zgjedhje, ajo padi nuk ka më vlerë.
Sigal