Kolegji Zgjedhor: Mandati i LSI-së në Këshillin Bashkiak i takon Mezinit. LSI: Rama kontrollon drejtësinë

569
Kolegji Zgjedhor rrëzoi ditën e djeshme kërkesën e Lindita Veliasit për mandatin që ndryshon balancat në Këshillin Bashkiak. Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës (nga radhët e LSI), por javën e kaluar e la mandatin e këshilltares për të mbajtur vendin e punës. Valiasi renditej e 17-ta në listën e këshilltarëve, ndërsa Mezini e 19-a. Pas refuzimit të Valiasit, KQZ i kaloi mandatin Genta Mezinit. Kjo e fundit votoi pro rritjes së çmimit të ujit me 44%, nga 45 në 65 lekë për m3 në Këshillin Bashkiak. Pas këtij votimi, LSI përjashtoi nga grupi i këshilltarëve Mezinin dhe këshilltarin tjetër Agim Kraja. Ndërsa Lindita Valiasi iu drejtua Kolegjit Zgjedhor pak ditë më parë duke pretenduar se KQZ i ka mohuar mandatin e këshilltares. Por, kërkesa e LSI-së u hodh poshtë sot nga Kolegji Zgjedhor, duke i dhënë përfundimisht mandatin Genta Mezinit, që tashmë i është bashkuar PS-së.
Sigal