Kolegji vendos nesër, nëse Kurbini mbetet 1 kandidat i mjafton 1 votë

1003
TIRANË – Këtë të enjte Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë për ankimin e PD për zgjedhjet në bashkinë e Kurbinit. Pa kaluar asnjë javë nga koha kur PD ankimoi në kolegj vendimin e KQZ, i cili rrëzoi atë të KZAZ së Kurbinit për regjistrimin e kandidatit Ilir Pjetraj në zgjedhet vendore për bashkinë e Kurbinit. 
Burimet konfirmojnë se pjesë e kësaj trupe në bazë të shortit do të jenë Ilir Toska që është relator i çështjes, Valbon Cekrezi, Petrit Ceno, Gjenovefa Gaba dhe Kliton Spahiu. Kjo trupë e Kolegjit Zgjedhor do të vendosë nëse për bashkinë e Kurbinit do të votohet vetëm për kandidatin e majtë, për kandidatin Ilir Pjetraj, që është vëllai i deputetit Mhill Fufi, i cili u regjistrua pas dorëheqjes së kandidatit Altin Biba, dorëheqje s e cila u pranua nga KZAZ përkatëse.
Në këto kushte pritet vendimi i Kolegjit i cili do t’i japë zgjidhje situatë së krijuar në këtë zonë. Nëse kolegji vendos të miratojë vendimin e KQZ atëherë zgjedhësit e Kurbinit do të votojnë për një kandidat dhe mjafton një votë e vetme, jo 50 përqind plus një e votave të zgjedhësve për të shpallur fituesin në këto zgjedhej.
Po ashtu kolegji ka përballë edhe dy opsione të tjera të vendosë që të mos pranohet vendimi i ZAZ së Laçit që pranoi dorëheqjen e Altin Bibës e që automatikisht të jetë në fletën e votimit për demokratët Altin Biba ose të pranojë vendimin final të KZAZ së Kurbinit që regjistroi kandidatin Ilir Pjetraj.
Ndërkaq mësohet se mbetet variant përjashtues idea e shyrjes së zgjedhjeve për këtë bashki. 
Sigal