Kolegji vendos: Gjykata e Apelit do rinumërojë 15 kutitë e Qarkut të Kukësit

62

Kolegji Zgjedhor vendosi dje rinumërimin e 15 kutive sa i takon Qarkut të Kukësit, kuLSIpretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti i fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Në bazë të vendimit rinumërimi i votave do të bëhet nga Gjykata e Apelit dhe jo në KQZ. Kolegjit Zgjedhor, i  kryesuar nga Valbon Çekrezi, i janë dashur më shumë se 3 orë për të arritur në këtë vendim, pasi administroi provat e paraqitura nga ekspertët, Ardian Pollo (LSI) dhe Zamir Hoxha (PD). Sa i takon kutive të votimit, ato duhet të dorëzohen brenda datës 27 gusht në Gjykatën e Apelit.