Kolegji Penal rrëzon kërkesën e PD, lë kandidat në Kurbin Altin Bibën

45
Edhe pse i dorëhequr nga gara elektorale, Altin Biba do të jetë kandidati i demokratëve për Bashkinë e Kurbinit.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e PD-së për të shpallur si të paligjshëm vendimin e KQZ-së për mospranimin e dorëheqjes së Bibës, si rezultat edhe mos ç’regjistrimin e tij nga lista.
Kjo është hera e dytë që PD kërkon nga Kolegji vendim për Kurbinin, pasi pak ditë më parë u ankua për vendimin e KQZ e cila nuk pranoi të regjistronte Pjetrajn për shkak të tejkalimit të afateve kohore.