”Kolegët kërkojnë seks nga studentët”, pedagogu merr mikrofonin dhe kërkon Veting

632
Sigal

Protestës së sotme të studentëve që po zhvillohet përpara ministrisë së Arsimit i janë bashkuar dhe pedagogët.

Një prej pedagogëve që mori fjalën në protestë kërkoi veting në radhët e stafeve akademike pasi sipas tij ka kolegë që kërkojnë favore seksuale nga studentët.

‘’Duhet të mos dorëzoheni tani dhe të qëndroni të bashkuar. Kërkoj që të bëhet veting dhe në radhët e pedagogëve. Është e turpshme që ka kolegë që kërkojnë seks nga studentët për nota. Unë këtu jam si student dhe ju kërkon që të mos tërhiqeni në kërkesat tuaja”, u shpreh peëdagogu.

Studentët i kanë lënë afat Ramës që të plotësojë kërkesat e tyre deri në orën 16:00 të padites së sotme. Në rast të kundërt studentët kanë paralajmëruar se do ti drejtohen kryeministrisë për të protestuar atje.

“Nuk ka negociata as dialog, nëse deri në 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona do të marshojmë para kryeministrisë, që sot pas orës katër”, u shpreh njëri nga studentët.

Një tjetër studente paralajmëroi gjithashtu se nëse kërkesat nuk merren parasysh ata nesër do të dalin edhe më shumë në protestë.