Kokëdhima shpall partinë me emrin “Zgjidhja”

640
-Do të jemi pranë shqetësimit të qytetarëve
-Qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. sot është mirë të përgjigjet Edi Rama 
Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, zhvilloi një bashkëbisedim me socialistët e Tiranës. Në këtë takim, Kokëdhima prezantoi idetë e tij për një politikë ndryshe dhe për reformimin e Partisë Socialiste. në fjalën e tij para socialistëve të Tiranës, ish-deputeti Kokëdhima tha: “Institucionet e shtetit janë ndarë si çifligje të partive. Se për të punuar në institucione deri në postet më të ulëta duhet të sigurosh mbështetjen e një kryetari. Ky është sistemi i dështuar i partitokracisë. Kasta nuk përtërihet me votë, kasta nuk thyhet. Askush nuk hyn në politikë jashtë vullnetit të kryetarëve”. Me moton “Unë jam zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka bërë publike lëvizjen brenda Partisë Socialiste. e cila është pagëzuar me emrin “Zgjidhja”, me veprimtarinë, linjën dhe platformën e të cilës,, Kokëdhima kërkon që qeveria të korrigjojë politikat e saj për prishjet dhe shpronësimet e ndërtimeve. Kokëdhima, edhe pse deri tani ka bërë të ditur se nuk do të formojë parti politike, gjatë fjalës tha: “Zgjidhja” do një parti që të respekton dhe jo një parti që të mbyll telefonin. Partia “Zgjidhja”, do të jetë një parti që të qëndrojë afër teje dhe jo deputetë që gënjejnë”, u shpreh Kokëdhima. “Zgjidhja” është lëvizja e socialistëve të thjeshtë, të cilët kërkojnë t’i jepet fund politikave të braktisjes së fshatarëve, fermerëve e blegtorëve”, u shpreh Kokëdhima. Pasi bëri të qartë se është gati të bashkëpunojë me PS-në dhe Edi Ramën, Kokëdhima u shpreh se nuk largohet nga PS. Në deklaratën e tij përmbyllëse, Kokëdhima theksoi: “Nuk iki nga PS, nuk iki te LSI.. Kasta sunduese në Shqipëri dhe partitokracia mbajnë njëra-tjetrën. Tregu politik dhe ekonomik është në situatë oligopoli. Mund të ndërrohet populli, por jo kasta. Ajo nuk përtërihet me votë. Kasta nuk çahet. Kasta nuk thyhet. Askush nuk hyn dot në politikë jashtë pëlqimit të kryetarëve. Nuk vlen t’i shërbesh popullit, nuk kanë rëndësi programet, idetë, platformat, Rolin e sovranit e kanë marrë kryetarët, ata kanë kurorëzuar veten në vend të sovranit”.
Sigal