Kokëdhima: Rama nuk heq dorë. Ju tregoj planin e tij mafioz, për të mbushur vendin me plehra

605
Partia Zgjidhja, e Koço Kokë dhimës ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama në televizionin francez ‘France24” për importin e mbetjeve.

Në deklaratën për media të partisë së drejtuar nga Koço Kokëdhima theksohet se kryeministri Rama ka nxitim në formë makthi për t’u hapur rrugë importit të plehrave.

“Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:
“Stop importit të plehrave!
Pa bërë ende betimin para Kuvendit, pa mbajtur ende fjalimin e politikave publike që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë, dhe pa shpallur ende qeverine e re, kryeministri Rama, ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave. Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave. Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara. Rama ende nuk ka marrë rezultatin e hetimit mbi mijëra tonelatat e plehrave të rrezikshme që kanë hyrë nga Durrësi për gjoja tranzit në Maqedoni dhe që s’kanë dalë kurrë nga territori shqiptar. Atij s’i interesojnë këto hetime, po ku të groposë helmet e huaja në tokën tonë. Edi Rama s’paska marrë mësime nga e kaluara e afërt. Ai e kishte edhe shumicën me “1 milion” vota me 2013 dhe vrapoi t’u bënte peshqesh shqiptarëve armët kimike siriane. Pastaj edhe të kërkonte të kalonte në parlament ligjin për importin e mbetjeve me pretekstin se po falimentonte industria ricikluese. ZGJIDHJA do të luftojë përkrah shqiptarëve me çdo mjet që ky projekt ogurzi të bllokohet dhe anulohet njëherë e përgjithmonë!
Sigal