Kokëdhima, nga Fieri: Me këtë udhëheqje arrogante që ka, PS e vetme nuk arrin dot as 60 deputetë

442
Niveli i kupolës së Rilindjes, nga pikëpamja e funksionimit, debatit dhe respektimit të rregullave të partisë është më i ulët edhe se niveli që kishte organizata e rinisë fshatit Lapulecit në kohën e Enverit 
Përsëri është pozicionuar ashpër ish-deputeti dhe ish-Sekretari i Reformës Strukturore në PS, Koço Kokëdhima, me akuzat e tij ndaj kreut të PS dhe atyre që ai mban rrotull vetes me poste e koncesione, me të cilët ka uzurpuar dhe po shkatërron PS. Këto akuza, Kokëdhima i bëri publikisht në një takim me socialistë të qarkut Fier, ku prezantoi platformën e lëvizjes së tij politike të quajtur “Zgjidhja” brenda Partisë Socialiste. Sipas Kokëdhimës, lëvizja e tij “Zgjidhja” është një lëvizje politike e socialistëve të bazës, brenda Partisë Socialiste. Ajo nuk është kundër askujt, është gjithëpërfshirëse dhe në të mirë të qytetarëve të thjeshtë. Udhëheqja e PS është arrogante, mbyt debatin, kërcënon, shantazhon dhe i pushon nga puna ata socialistë e qytetarë që kanë dhe flasin mendime të tjera nga kryetari. Në këtë rrugë që ecën, PS rrezikon që të bjerë në pozitën e vet më të keqe historike në zgjedhjet e 18 qershorit 2017, aq sa e vetme të mos arrijë as numrin 60 të deputetëve. Udhëheqja e PS-së është autokratike, forumet e saj nuk informohen, nuk diskutojnë dhe nuk vendosin për asgjë kolegjialisht. Grupi parlamentar, Asambleja Kombëtare dhe Kongresi, kanë rënë plotësisht. Niveli i tyre, nga pikëpamja e funksionimit, debatit dhe respektimit të rregullave të partisë, është më i ulët edhe se niveli që kishte organizata e rinisë së Lapulecit në kohën e Enverit! Asnjë zhvillim i rëndësishëm nuk debatohet e vendoset në forumet e partisë. Këto forume përdoren vetëm për propagandë nga ministrat dhe kryetari”.
Sigal