Kokëdhima kërkon që pas Tahirit, të hetohet edhe Edi Rama: Është kreu i kartelit!

584
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-miku i ngushtë i Edi Ramës, sot në opozitë të fortë me atë, Koço Kokëdhima, ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por njëkohësisht kërkon hetim edhe për kryeministrin. Sipas Kokëdhimës, Rama, duhet të hetohet si kreu i kartelit të drogës që u instalua në Shqipëri nën qeverisjen e tij.

“Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim. Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin”, shkruan kryetari i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima .