Kokëdhima kërcënon Ramën me përçarje të PS –së

430
Koço Kokëdhima është më kërcënues se kurrë. Një nga zërat më të fortë të bashkimit të së majtës sot paralajmëron përçarjen e PS –së. Fatura, sipas tij, është e Ramës.

“Unë vazhdoj të besoj se ne do t’i propozojmë një listë të zgjedhur me primaret brenda anëtarësisë së “Zgjidhjes”, lidershipit të Partisë Socialiste që ta përfshijë në listat e Partisë Socialiste dhe nuk kam asnjë arsye që të mos e besoj këtë gjë. Në qoftë se kjo nuk pranohet, do të mbledhim forumet tona dhe do të marrim vendimet e duhura”, deklaron ai.

Koço Kokëdhima ka adresuar vazhdimisht kritika të forta ndaj lidershipit të PS, që prej kohës kur Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit. Por kjo është hera e parë që ai e kërcënon Ramën hapur se nëse nuk do të përfshijë njerëzit e tij në listat për deputetë, ai do të ndahet nga PS duke marrë me vete një pjesë të partisë.

Sipas drejtuesit të lëvizjes “Zgjidhja” programi i tij nuk është thjesht një program ideologjik për të majtën, por një program për të shëndoshur dhe reformuar institucionet e shtetit.

“Shteti është në duart e tutkunëve dhe të korruptuarve. Sa do të vazhdojë kjo histori kështu?, thotë ai. 
Sigal