Kokëdhima hap zyrën “Zgjidhja” në Athinë

516
200 socialistë i janë bashkuar Lëvizjes ZGJIDHJA, që sot zyrtarisht hapi zyrën e saj në Athinë, duke themeluar njëkohësisht edhe Degën e saj në Athinë. Nuk mjafton me kaq pasi ditën e shtunë sipas burimeve pranë kësaj strukture do të hapen edhe dy Degë të tjera në Hania dhe Iraklio të Kretës. Theksohet se edhe dy lëvizje të tjera që përfaqësojnë qytete të Jugut të Shqipërisë do ti bashkohen Lëvizjes së Kokëdhimës, kjo konfirmohet nga pjesëmarrja e dy kryetarëve në themelimin e kësaj Degë. Gjithashtu mësohet se në fillim të muajit prill pritet që të ngrihen edhe dy Degë të saj në qytetin e Selanikut dhe atë të Patrës.
Provizorisht Dega në Athinë do të luajë edhe rolin e koordinatorit për mbarë Greqinë.
Në tre ditët e fundit në Lëvizjen ZGJIDHJA u antarësuan mbi 200 anëtarë, ku rreth 80 përqind janë socialistë, duke filluar në këtë mënyrë zyrtarisht anëtarësimin pranë kësaj lëvizje të re.
Sigal