Kokëdhima: Dulja tradhëtoi Himarën, pa LSI s’e bëjmë dot shumicën e qëndrueshme

60
Deputeti Koço Kokëdhima sulmon Vangjel Dulen i PBDNJ-së duke e akuzuar se merrte pjesë në pushtet me doganierë, drejtorë patentash, instruktorë taksash, kontrollorë e zv/ ministra që punon për interesa e Dules por asnjëherë nuk u përfshi në marrëveshje të mira me publikun dhe për zhvillimin e e zonës.
Në takimin me socialistët e rajonit Vlorë- Gjirokastër Kokëdhima tha se “koalicioni PS- LSI ne themel të qeverisje sonë. Pa LSI nuk e bëjmë dot shumicën e qëndrueshme”
Në PS erdhën shumë njerëz që e braktisën masivisht partinë e Dules. Dule ka qeverisur në komunat e minoritetit për shumë vjet. Ai ka fituar dhe qeverisur atje në mbështetje të socialistëve të minoritetit. Me të fituar komunat PBDNJ tradhëtonte dhe linte rrugëve socialistët dhe të gjithë votuesit e tjerë. Dulja mori një parti të rëndësishme nga Melo, por e çbëri dhe e shkriu këtë parti duke lënë prapa vetëm shijen e hidhur të zhgënjimit dhe të tradhëtisë. Partia e tij ka qenë në koalicion me qeverinë shumicëse sa herë. Ai kurrë nuk mbështeti interesat e minoritetit. Në çdo moment ai merrte pjesë në pushtet me doganierë, drejtorë patentash, instruktorë taksash, kontrollorë e zv/ ministra që punon për interesa e Dules por asnjëherë nuk u përfshi në marrëveshje të mira me publikun dhe për zhvillimin e e zonës. Për këto arsye PS në Finiq nuk e mbështeti më tej Dulen, mbështeti Leonidha Kriston dhe fitoi sëbashku me MEGA.
Socialistët minoritarë janë të bindur se në Finiq e në Dropull se lëshimi i fushës së lirë nga PS ishte dic nga PS ishte diçka që I solli vetëm dëme, prandaj në të ardhmen nuk do të ishte e udhës që PS të mbështesë më përfaqësues të forcave tëtjera politike. Socialistët e Dropullit dhe Finiqit do të donin të mbështesnin vetëm përfaqësuesit e vet për qeverisjen vendore të minoritetit.
Sa i takon reformës territoriale që çoi në bashkimin e Finiqit me Dropullit “Dulja– tha Kokëdhima- ishte në kor me përfaqësuesit më në zë të qarqeve shoviniste greke që u përpoqën ti kundërviheshin projektit të Himarës së sotme. Sipas tij ky projekt cënonte minoritetin grek të Himarës. Dje Dulja tha se në shpronësimet për shëtitoren e Himarës janë cënuar tre familje helenësh. Ato janë tre familje shqiptare. Dua ti kujtoj dhe një herë Dules se Himara nuk ka qenë kurrë tokë greke dhe në të nuk ka jetuar kurrë një minoritet grek.
Shpifjet e Dules ndaj meje nuk e ndryshojnë as të vërtetën e Himarës dhe as fatin e tij politik. Dulja është minoritar grek unë jam shqiptar, jam himariot. Në 2013 edhe unë edhe Dulja u votuam në minoritet si deputet. Unë i qëndrova besnik minoritetit grek të Finiqit si deputet i tij edhe Himarës. Dulja e tradhëtoi minoritetin dhe provokoi Himarën, prandaj në 2015 Himara e sikterisi partinë e Dules, ndërsa PS fitoi edhe në Himarë dhe në Finiq. Sot Dulja ka vendin që meriton është në një stan me Saliun. Saliun do e shkulim më keq se Dulen. Partinë e tij do e tresim më keq se partinë e Dules. Saliu përfaqëson shkatërrimin e atdheut. Saliu është njeri i shthurrur mendërisht e moralisht. Asnjëherë populli shqiptar nuk do ia falë cfarë I bëri Vlorës, jugut. Nuk do harrojmë kurrë marrëveshjen e detit, që është tradhëtia e lartë ndaj atdheut.