Kokëdhima-Berishës: Me politikën u pasurove, unë në politikë i pasur

392
Sigal

Deputeti socialist Koço Kokëdhima i është përgjigjur edhe nga foltorja e Kuvendit akuzave të PD-së se ka ka përfituar fonde publike gjatë ushtrimit të funksionit të deputetit dhe për këtë arsye mandati i tij është i pavlefshëm. Për këto akuza, deputeti i PS-së vuri gishtin mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. 


Më vjen keq se do të dalë nga rendi i ditës. Në këtë foltore kam dalë rallë dhe nuk kam folur shumë. Kam folur 25 min, jo vetëm se kam respekt për fjalën, por kjo foltore është shëndruar në një arenë e një lufte destructive, një shpërdorim i energjive kombëtare në mënyrë të pajustifikuar. Koha ime është e çmuar dhe ajo është e destinuar vetëm për punët e popullit. Dje u infromova për shifjen e radhës të Saliut dhe të të tijve. Sali vetëm me shpifjet për mua ka konsumuar më shumë se 25 orë diskutime, në këtë foltore dhe rrjetet sociale. Unë jam pasuruar nën qeverinë e Saliut dhe Fatosit. Duke qënë kundërshtar i tyre. Më luftuan të dy, se urrenin mirëqënine  e këtij populli. Më luftuat si botues, por unë i qëndrova besnik qytetarëve dhe lexuesve. Asnjë herë nuk më mposhtët dot. Ti erdhe në politikë i varfër, për tu pasuruar me pushtetin. Unë erdha në politikë i pasur, jo për tu pasuruar. Unë s’kam frikë nga asnjë dhe askush, ti ke frikë për ato që bëre në pushtet.