Kokaina në Durrës/ Berisha: Kompania Arbri Garden financoi fushatën e PS, shihni borderotë

662
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga seanca parlamentare se pas kokainës të kapur në Durrës qëndron kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij. Por ai tha se për të Rama kërkon te shesë një kryetarin të PS në Tropojë apo një individ që ka bërë antimiting me bust të Enverit në mitingun e tij, si të afërt me PD. Për më tepër Berisha tha se kompania që kishte ngarkesën me banane ka financuar fushatën e PS.
“Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj shihni borderotë e fushatës sa para keni marrë nga ajo kompani. Pasi e panë se u zbuluan kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm bëri detyrën e tij. Jo drejtori i doganës, jo hetimi doganor por një punonjës i vetëm. Dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. GDF e kishte ndjekur në Maltë dhe në Durrës. Si të duket kjo? Ku e çuat kontejnerin për 9 ditë? Donit t’i merrnit drogën. Meqenëse gënjyet shqiptarët dhe botën do ju lexoj diçka. Përveç raportit ose komunikatës së marinës kolumbiane kam këtu fjalimin e ministrit të mbrojtjes së Kolumbisë. Këtë fjalim e ka mbajtur i shoqëruar nga ambasadori i SHBA por edhe gjenerali amerikan, zv.këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump. Ia çjerr maskën klanit Rama, që tha se nuk ka pasur bashkëpunim”, deklaroi Berisha.
Sigal