Koka-Tejerina: Bashkëpunim Shqipëri-Spanjë në fushën mjedisore

442
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa po merr pjesë në Konferencës së 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë, është takuar me homologen e tij spanjolle, Isabel García Tejerina, ministre e Agrikultures, Ushqimit dhe Mjedisit. Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka takon homologen e tij spanjolle Zj. Isabel García Tejerina, Ministre e Agrikultures, Ushqimit dhe Mjedisit. Ministri i Mjedisit, Koka, falenderoi Isabel García Tejerina për njohjen e mirë të çështjeve mjedisore në Shqipëri, si dhe e njohu më tej homologen e tij me arritjet e ministrisë së Mjedisit në fushën e mjedisit dhe vecanërisht në fushën e pyjeve, duke theksuar faktin se prej dy vjetësh qeveria shqiptare ka sjellë në qendër të vëmendjes politikat mjedisore.

Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën mjedisore, ku në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi në zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve si dhe biodiversitetit në vendin tonë. Takimi i ministrit Koka me ministren spanjolle të Agrikulturës, Ushqimit dhe Mjedisit është realizuar në ditën e parë të Konferencës së 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë. Në ditën e dytë të kësaj konference, ministri Koka dhe ministrat evropiane të Mjedisit pritet të firmosin rezolutat, vendimet si dhe Deklaratën Ministrore të Madridit.
Sigal