Koka: Të largojmë një orë e më parë Rilindësit

594
Në takimin përmbyllës në qytetin e Durrësit, numri një i listës së LSI-së Lefter Koka, u premtoi durrsakëve mbështetje për aktivitetet e tyre. “Toka nuk mund të konsiderohet më aktivitet për të mbijetuar por aktivitet për të jetuar. Ndaj miqtë e mi misioni i LSI në këto zgjedhje parlamentare të vitit 2017 është i një rëndësie të veçantë. Një gjë kemi pasur të përbashkët, të largojmë një orë e më parë rilindësit. I gjithë Durrësi ka të njëjtin mendim, të largojmë rilindësit. Keni parë se si u ndërtua brenda natës aeroporti në Ishëm, dhe nuk pati të ndëshkuar? Keni parë se si ndodhin krimet në qendër të Durrësit dhe nuk kishte asnjë të ndëshkuar? Ka ardhur koha për ndryshim. Kam pasur takime shumë intensive me punonjës të Bashkisë së Durrësit, me punonjës të spitalit rajonal të qytetit Durrësit, me punonjës të ujësjellësit të qytetit të Durrësit, të cilët më shumë se kurrë ndihen të dhunuar dhe frustruar nga politika e rilindësve. Të nderuar miq, patëm takimin e radhës elektoral dje të Partisë Socialiste, nuk mundesha dot të kuptoja ku i gjithë dështimi, e gjithë mbarëvajtja e qytetit të Durrësit, kishte pasur qëllim një dhe të vetëm, të punësuar në administratën e portit të Durrësit. Por çfarë ka ndodhur miqtë e mi në portin e Durrësit?”, tha Koka. Më pas ai foli edhe për fjalimet që ka mbajtur në vitin 2013 në parlament. “Në vitin 2013 kam folur në Parlamentin shqiptar si durrsak, si përfaqësues i Durrësit, se si Durrësi ishte i rrëmbyer nga koncesionet. Sot ka vetëm 167 njerëz në administratën publike, ata të cilët sipas PS na paskan lënë mbrapa portin. Jo miqtë e mi, portin mbrapa e kanë lënë koncesionet. Sot të ngarkohet 1 ton krom në portin e Durrësit, ka çmimet më të shtrenjta në Evropë. Sot të shkarkohet një kontejner ka çmimet më të shtrenjta në Evropë. Sot të kalosh te skaneri i doganës mund të kalosh vetëm nëse njeh policinë dhe doganierin, të cilët në çdo rast kur ka drogë fikin skanerin dhe kur është një hallexhi i nxin jetën. Ne sot po jetojmë momente nga më të trishtat. Qytetit tonë po i ndërrohet identiteti. Duhet ti ndalojmë një orë e më parë. Kemi parë se si 30 milionë euro, 25 milionë të transferuara nga pushteti qendror në atë lokal dhe 5 milionë euro taksa të shqiptarëve dhe durrsakëve po bëjnë atë që dhe natyra vështirë se do na e bënte, po e bëjnë zonën historike të qytetit të Durrësit, një vepër e cila vetëm fatkeqësia natyrore mund ta bënte. 30 milionë euro do të ishin luks për çdo bashki të qyteteve të Shqipërisë. Ne kemi shumë e shumë emergjenca të tjera. Po të largohesh nga kjo qendër do të shihni që situata është vërtetë e rëndomtë. Ne kemi pasur dhe këtë shesh, ku fatkeqësisht një shatërvan na u largua, u transferua diku gjetkë për të përfunduar në disa magazina të bashkisë. Sot më vjen keq, pas 87 vitesh, dy beteja u përball Mujo Ulqinaku, një me italianët që na pushtuan në 1939 dhe sot me Vangjush Dakon, Mujo ka mision të vështirë”, tha Lefter Koka.
Sigal