Koka takon ambasadoren e Kroacisë, Juraga: Moratoriumi për pyjet, mbrojtja e duhur për mjedisin

427
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti sot në një takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Tiranë, Sanja Bujas Juraga. Ministri Koka e njohu ambasadoren Juraga me arritjet e deritanishme në fushën e mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete në këtë sektor të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mjedisit.
Nga ana e saj, ambasadorja Juraga u shpreh se ka ndjekur me vëmendje arritjet dhe hapat e Ministrisë se Mjedisit deri më sot. Juraga u ndal posaçërisht në shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve, të cilin e vlerësoi si një masë të duhur të qeverisë shqiptare në mbrojtje të mjedisit.
Gjatë takimit palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore në të dyja vendet si edhe rrugën që Shqipëria dhe Kroacia po kalojnë në plotësimin e angazhimeve të direktivave të Bashkimit Europian ndaj mjedisit. Në këtë kuadër ambasadorja Juraga ofroi asistencën e vendit të saj përsa i përket proceseve teknike në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Ministri Koka theksoi rëndësinë e angazhimeve të Shqipërisë edhe në fushën e ndryshimeve klimatike për të cilën u sigurua nga ambasadorja Juraga se Kroacia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në këtë sfidë globale.
Eksperienca e suksesshme e Kroacisë në menaxhimin e ujërave të vijës bregdetare dhe në sektorin e menaxhimit të mbetjeve janë dy fusha të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve për të cilat u diskutua gjatë takimit.<
Sigal