Koka- Nemeth: Hungaria garanton mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë, në proçesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me KE

508
Sigal

Ministri
Koka: Ftojmë investitorët hungarezë në Shqipëri në fushat e mjedisit dhe bujqësisë

Ministri
Koka: Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri e burime natyrore, potenciali
për thithjen e turistëve në vendin tonë , prioritet. 

Ministri
Koka: Intesifikimi marredhënieve mes 2 vendeve në forcimin e kapaciteteve dhe
shkëmbimin e eksperiencave është garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë

 

Ministri
Nemeth:
– Hungaria është e interesuar për
integrimin e Shqipërisë, kjo ndihmon bashkëpunimin mdis vendeve


Ministri Nemeth: Hungaria
eksperiencë të gjatë në mbrojtjen e mjedisit, të vlefshme për t’ia ofruar edhe
Shqipërisë.


Ministri Nemeth: Edhe Hungaria mund të përfitojë nga Shqipëria në procesin e
ndryshimeve klimatike.


Ministri Nemeth: Institucionet shkencore dhe akademike midis dy vendeve të
celim rrugën e intensifikimit të bashkëpunimit.

 

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka priti sot një takim bilateral Ministrin
e Shtetit dhe të  Bujqësisë, Republika
Hungareze. Z. Zsolt V. Németh, në kuadër të partneritetit dhe intensifikimit të
mardhënieve mes 2 vendeve. Të dy Ministrat pas këtij takimi patën një
konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë takimit Ministri Koka e njohu homologun e
tij me
zhvillimet dhe
reformat më të fundit në Shqipëri, si dhe mbi politikën mjedisore që qeveria
shqiptare ka ndjekur në këto tre vite, duke e sjellë për herë të parë
mjedisin  në qendër të vëmendjes së shoqërisë
shqiptare.

Më tej Ministri Koka bëri një pasqyrë e të arritjeve kryesore në fushën e
Mjedisit duke vënë theksin në përafrimin me sukses të  legjislacionit shqiptar mjedisor me atë të
BE-së, suksesin e reformës administrative institucionale. Ai  nënvizoi fokusin e punës së Ministrisë në menaxhimin
e integruar të mbetjevem, një nga sektorët ende më problematikë në mjedis, duke
u ndalur në investimet e qeverisë shqiptare në këtë sektor.  Ministri Koka veçoi si një ndër arritjet
kryesore angazhimin e Shqipërisë në adresimin e çështjeve klimatike, ku vecoi
firmosjen e  Marrëveshjes e Parisit, nëpërmjet dorëzimit brenda
afateve të Kontributit Kombëtar të Synuar nga ana e qeverisë shqiptare

Ministri Koka, gjatë konferencës për shtyp theksoi: – “Hungaria garanton mbështetjen e saj
ndaj Shqipërisë në proçesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Komisionin
Evropian. Ftojmë investitorët hungarezë në Shqipëri që të investojnë në fushat
e mjedisit dhe bujqësisë. Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri e burime
natyrore dhe potenciali për thithjen e turistëve në vendin tone është
prioritet. 
Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve në forcimin e kapaciteteve dhe
shkëmbimin e eksperiencave është garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të
Shqipërisë”

Nga ana e tij, ministri hungarez, shprehu mbështetjen e Hungarisë në
proçesin e çeljeve të negociatave nga Komisioni Evropian.

Ministri hungarez
Németh, gjatë konferencës për shtyp theksoi: – “
Hungaria është e interesuar për integrimin e Shqipërisë,
sepse kjo ndihmon edhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Hungaria ka një
eksperiencë të gjatë në mbrojtjen e mjedisit, të vlefshme për t’ia ofruar edhe
Shqipërisë. Edhe Hungaria mund të përfitojë nga Shqipëria në procesin e
ndryshimeve klimatike. Gjithashtume bashkëpunimin e  institucioneve shkencore dhe akademike midis
dy vendeve celim rrugën e intensifikimit të bashkëpunimit”.

Në këtë takim fokus kryesor mes 2 ministrave ishte diskutimi mbi proçesin e
çeljes së negociatave të Shqipërisë nga Komisioni Evropian,  i cili pak javë më parë rekomandoi hapjen e
negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë. Ministrit Németh i siguroi
Ministrit Koka mbështetjen dhe angazhimin e Hungarisë si vend anëtar në BE, për
hapat dhe  proçesin, që do të kalojë
Shqipërisa për çeljen e negociatave.

Ministri Koka e ftoi homologun e tij, që të nxisë investitorët hungarezë
mbi mundësitë e shumta që ata kanë në vendin tonë në fushën mjedisore, dhe nga
ana tjetër dhe nxitjen e turistëve hungarezë të vizitojnë Shqipërinë dhe të
kenë mundësi që të shijojnë natyrën e bukur shqiptare, me të gjitha vlerat që
ajo ofron.

Homologu hungarez Németh shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin
midis dy vendeve,  veçanërisht edhe në
fushën e Mjedisit për rritjen e cilësisë së ajrit apo menaxhimin e integruar të
mbetjeve, por edhe të  ekoturizmit në
zonat e mbrojtura dhe të mundësive për eksportin e produkteve shqiptare bujqësore.

Në përfundim të këtij takimi Ministri Koka kërkoi nga Hungaria,  mbështetjen për dhënien e përvojës më të mirë
hungareze në fushën e ekspertizës mjedisore dhe 
ngritjes së kapaciteteve pranë institucioneve të varësisë, me qëllim
rritjen cilësore të performancës së tyre .

Palët diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit, financimeve dhe investimeve në
fushën e Mjedisit dhe ato të bujqësisë dhe ekoturizmit, duke garantuar rrugën
drejt një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin tonë.