Koka në Gjirokastër: Brenda vitit tjetër përfundojmë landfildin

399
GJIROKASTËR – Ministi i Mjedisit, Lefter Koka së bashku me kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami, kanë zhvilluar një takim me banorë të këtij qyteti. Gjatë diskutimit të tij Ministri i Mjedisit është ndalur tek landfildin i këtij qyteti.
Ai ka thënë se landfildi në qytetin e Gjirokastrës duhet të ishte bërë edhe më parë dhe premtoi se ai do të përfundojë brenda vitit që vjen. “Jemi të vonuar për një qytet si Gjirokastra, duhej te ishte bërë edhe më parë. Unë premtoj se brenda vitit që vjen ai do ketë përfunduar në Gjirokastër”, – tha Koka
Ndërsa përsa i përket ndotjes së lumenjve, Koka u shpreh se do të ketë një informacion të detajuar në lidhje me nivelin e ndotjes së tyre, teksa ka theksuar edhe rëndësinë e reformave administrative.
“Do të kemi informacion të detajuar për sasinë e ndotjes në lumenjtë e vendit. Reforma adminstrative është shumë e rëndësishme pasi tani do të kemi kryet bashkie të përgjegjshëm”, – tha ndër të tjera ministri Koka 
Sigal