Koka: Investimi në mjedis shkon përtej 1 mandati

527
Ministria e Mjedisit zhvilloi sot Konferencën “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve” në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Mjedisit, Z. ‪#‎Lefter_Koka‬ Zv/Kryeminstri i vendit, Z. ‪#‎Niko_Peleshi‬, kryebashkiakë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, rektorë, dekanë, profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë mjedisorë si edhe studentë. Pasi solli në vemendje moratoriumin e pyjeve, por edhe projektligjin e ri të pyjeve që pritet të miratohet së shpejti, në fjalën e tij Ministri Koka iu drejtua përfaqësuesëve të pushtetit vendor duke kërkuar prej tyre që të mendojnë më shumë për pyjet dhe mjedisin në tërësi: ”Investimi në mjedis shkon përtej 1 mandati- tha Ministri Koka- Menaxhimi i pyjeve dhe mbetjeve duhet të jetë në prioritetin e përditshmërisë tuaj si Kryebashkiakë” Duke iu referuar situatës së trashëguar në mjedis, Ministri Koka theksoi se të gjithë duhet të punojnë për të rikthyer besimin tek qytetarët. “Me universitetin dhe pushtetin vendor duhet të kemi një bashkëpunim të ngushtë për të rikthyer besimin te qytetarët. Ligjet që bëjmë duhet të jenë të aplikueshme e të zbatueshme me qëllim ruajtjen e Mjedisit.” u shpreh Ministri Koka.
Sigal