Koha jote mbaroi!

757
Sigal

Fatos Nano

Ish-kryetar i PS

Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, pas aktivizimit në rrjetet sociale, ka komentuar situatën politike në vend, pa harruar të flasë edhe për ish-beniaminin e tij, kryeministrin Edi Rama. Në një reagim të fundit në rrjetin e vet social, Fatos Nano shkruan se, koha për Ramën kryeministër ka perënduar, duke kërkuar largimin e tij. “Pushteti të ndryshon, të verbon dhe ndonjëherë të ngadalëson, por duhet ta pranosh gjithmonë se kur të vjen fundi, duhet të dorëzohesh, sepse atëherë Shqipëria mund të ecë para. Ti dhe aq sa munde, por nuk je i denjë për ta ndryshuar më Shqipërinë, je në kohë për t’u larguar, sepse populli humbi besimin në ty”, – shkruan ish kryeministri socialist Fatos Nano.