Kodi Rrugor, deputetët kritika kundër rritjes së tarifës së gjobave

450
Sigal

TIRANE – Amendamentet e paraqitura nga qeveria për ndryshimet në kodin rrugor janë kritikuar ashpër thuajse në çdo nen nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve.

Ajo çka ka hasur në kundërshtinë e fortë të deputetëve ka qenë rritja e tarifave të gjobave për qytetarët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si dhe mos përcaktimi i saktë i çmimit të saj duke ia lënë policisë ta vendosë. Deputetët kanë argumentuar se kjo do të shtonte abuzivizmin 

Një tjetër pikë që është kritikuar ka qenë edhe ajo e rritjes së moshës së personave që kërkojnë të marrin leje drejtim. Por edhe puna e policisë në rrugë nuk i ka shpëtuar kritikave, pasi sipas deputetëve të majtë po vendosen gjoba pa kriter .  

Pakënaqësia e ligjvënësve të majtë për projektligjin është shfaqur edhe nga mënyra se si është shkruar duke i konsideruar disa nene si skandale teknike, apo edhe terminologjiia e përdorur sipas tyre është diskriminuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa edhe me punën e eksperteve u duk i pakënaqur duke lajmëruar se do të thërriten në seancë dy ministrat ai i Brendshem dhe ai i Transporteve . 

Ne Kodin Rrugor parashikohen nje sere ndryshimesh si psh do te jete e detyrueshme qe per femijet deri ne 12 vjec prinndrit te perdorin ndenjese e posacme ne te kkunder gjat variojne nga nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Me ligjin e ri, ndryshon dhe masa administrative e vendosjes së gjobave, kryesisht për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet dhe vjedhjet