Kodi Penal, Petrit Vasili: LSI e gatshme të investojë votat për ndryshime

499
Konferenca për shtyp e Kreutë Grupit Parlamentartë LSI-së, Petrit Vasili

Jemi sot në këtë komunikim së bashku lidhur me zhvillimet shumë të rëndësishme, pse jo dhe shumë serioze që lidhen me veprimtarinë e Parlamentit dhe sallës së Parlamentit dhe që lidhen drejtpërdrejt me ngjarjen me të fundit për përcaktimet që në Kodin Penal janë bërë në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar dhe të cilat i’u krijojnë hapësirë kriminelëve dhe trafikantëve, që ata t’u shpëtojnë dënimit të tyre. Lidhur me sa më sipër dhe me denoncimin që është bërë tashmë publik, me ndryshimin e Kodit Penal dhe praktikisht me nenin 491, i cili tashmë është kthyer si një dritare, si një alibi për kriminelët dhe trafikantët që t’u shpëtojnë dënimit, LSI përcakton qartë që qëndrimi më i mirë dhe i menjëhershëm do të ishte aborgimi i menjëhershëm i këtij neni dhe të ulemi në tavolinë dhe të ribëjmë përcaktime të reja, të cilat mbyllin alibitë për shpëtimin e kriminelëve dhe trafikantëve dhe e kthejnë kodin në një instrument lufte të papajtueshme me krimin e organizuar dhe trafiqet. Të cilët e kanë dëmtuar rëndë Shqipërinë në zhvillimin e saj drejt integrimit europian, por njëherazi dhe kanë përcaktuar dhe zhvillimet ekonomike shumë negative dhe rrënimin ekonomik të Shqipërisë për shkak se këto trafiqe dhe këta kriminelë kanë rrëmbyer jetën ekonomike, përveç se asaj qeveritare tashmë të rrëmbyer kokë e këmbë. Është e qartë që LSI është e gatshme të investohet me të gjitha votat e saj në Kuvend që kodi penal të ndryshojë në përcaktimet që janë lehtësi e alibi e kriminelëve. Dhe kjo çështje të fillojë që nga dita e hënë, praktika për aborgimin e këtij neni dhe riformulimin në përputhje me objektivat e luftës që ne kemi për trafikantët, të cilët janë bërë absolutisht rreziku themelor për stabilitetin dhe sigurinë publike të Shqipërisë. Njëherazi është fare e qartë që opinioni publik ndodhet përballë një denoncimi shumë serioz për një dyshim mashtrimi për aktet parlamentare dhe për atë çfarë miratohet në sallën e Kuvendit. Integriteti i vendimeve të Parlamentit është seriozisht i rrezikuar dhe këto vendime duhet të verifikohen një për një në dy rrugë. Në rrugën parlamentare nëpërmjet një hetimi parlamentar të hollësishëm dhe se dyti patjetër që po ndoshta dhe e vonuar, Prokuroria shqiptare duhet të fillojë çështjen për të zbardhur si qëndron e vërteta. Vetëm transparenca e plotë dhe vetëm zbardhja deri në fund e kësaj çështje, e praktikave që kanë imponuar në miratimin e këtyre kodeve. Praktika të cilat kanë synuar që nëpërmjet emaile-ve të çuar tinëz lart e poshtë në keqpërdorim të mirëbesimit të deputetëve dhe shndërrimit të ndryshimeve të mëdha të kodit penal në çështje të 24 orëve të fundit, janë praktika të cilat duhet të marrin fund pasi përveç se janë përdorur me qëllim në shërbim të interesave të caktuara nuk kanë prodhuar asgjë tjetër. Ndaj shëndoshja e vetme e procesit dhe dimensioni i vetëm i komunikimit dhe me qytetarët dhe me opinionin publik dhe me median është që kjo çështje dhe gjithë mënyra e proceduar, gjithë praktika pse jo bizantine e vënies para faktit të kryer për ndryshime të kodit penal e përdorimit dhe shpërdorimit të institucioneve kombëtare që asistojnë Shqipërinë, e zëvendësimit të komisioneve parlamentare që janë instrumentet e patjetërsueshme të jetës parlamentare, me shkëmbime emaile-sh nëpër institucionet ndërkombëtare të cilët kanë tentuar të zëvendësojnë Kushtetutën dhe instrumentat parlamentare të Shqipërisë. E gjithë kjo praktikë duhet zbardhur, duhet parë në ç’mënyrë ka funksionuar gjithë kjo çështje dhe në fund të ditës të gjithë do jenë më të qartë se çfarë ndodhi, pse ndodhi, në rast se ka përgjegjës, të përgjigjen deri në fund për atë që kanë bërë me qëllime të caktuara. LSI është e gatshme të kontribuojë me të gjithë forcën e saj politike dhe parlamentare në këtë proces transparence të thellë dhe të plotë, por jemi të bindur që dhe shoqëria shqiptare është më e interesuar se kushdo tjetër që të dijë që Parlamenti dhe deputetët ecin në rrugën që Shqipëria do, për të pastruar Shqipërinë nga korrupsioni krimi dhe trafiqet e drogës apo kriminalizimi i jetës shqiptare ka qenë i tillë saqë ka arritur të kriminalizojë, të kapë dhe të bëjë pjesë të integralit të trafikut dhe të krimit të organizuar edhe reformën në drejtësi. Ky i fundit do të ishte një lajm shumë i rëndë dhe hedhja dritë mbi çdo shenjë, dyshim dhe simptomë ka lidhje të drejtpërdrejt me integritetin e kësaj reforme e cila tashmë dhe për disa zhvillime të caktuara që kanë ndodhur ka filluar të errësohet në mënyrë të rëndësishme por me këto veprime është një tentativë, një mundësi, për të shpëtuar sot sadopak, diçka nga integriteti i reformës në drejtësi.
Sigal