Kodi i ri Rrugor, Luan Rama: Të ribëhet, mos arnohet në Komisione

429
Sigal

TIRANE- Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot nen për nen Kodin e ri Rrugor. Deputeti Luan Rama sugjeroi që Kodi të ribëhet në mënyrë të plotë dhe “jo të arnohet në komisione”, në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet e BE-së. Ndërsa sekretari i Ministrisë së Transporteve Edi Seitaj tha se ndryshimet e reja në Kodin Rrugor parashikojnë forcimin e masave kundër aksidenteve.
 
“Para një viti ka pasur një ndryshim të Kodit, ku u pesëfishua masa e gjobës. Ndërsa tani ka kërkese për ta shtuar me 10 fish. Pse kjo mase është më e lartë nga Kodi italian ku është marrë modeli, duke qenë se në Itali kushtet e rrugëve janë më ndryshe”, tha deputeti Rama.
 
Ndërsa Seitaj tha se “Ndryshimet e reja janë për të forcuar masat kundër aksidenteve. Ne mbrojmë edhe infrastrukturën e rrugëve. Qëllimi është parandalimi, jo dënimi”.
 
Deputeti Paulin Sterkaj shtroi pyetjes se “sa gjoba janë vënë për dëmtimin e rrugëve”, ndërsa Seitaj në përgjigje tha se “janë vënë shumë pak dhe janë vjelë shumë pak gjoba”.