Kodheli takon Nuland: Me rëndësi modernizimi i Forcave të Armatosura

442
Sigal

SHBA- Modernizimi i Forcave të Armatosura shqiptare dhe ndryshimi i modelit të armatimit nga ai lindor në atë perëndimor, kanë qenë një nga tema e diskutimit të ministres Mimi Kodheli në takimin me zyrtaren Nuland. Në ditën e dytë të vizitës së saj në SHBA, ministrja Kodheli është takuar me asistent sekretaren për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland, e cila shprehu vlerësime për kontributin që Shqipëria ka dhënë në Irak. Zyrtarja Nuland vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për modernizimin e FA, duke u shprehur se “ndërrimi i armatimit do të jetë një ndër objektivat e samitit të ardhshëm”
 
Nuland tha se “me këtë veprim, Shqipëria i kujtoi Europës rolin e saj të rëndësishëm”, ndërsa përshëndeti edhe progresin e bërë nga vendin ynë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
 
Ndërsa ministrja Kodheli e njohu zyrtaren Nuland me reformat e realizuara në këtë fushë, ndërsa theksoi edhe modernizimin e FA.
 
Gjatë bisedës Kodheli e Nuland u ndalen te zhvillimet politike në Shqipëri, tek aktualiteti në rajon dhe tek vizita e ardhshme e kryeministrit Rama në Beograd.