Kodheli: Protesta në Rrugën e Kombit synonte të destabilizonte vendin

551
Deputetja e vetme e qarkut të Kukësit nga PS-ja, Mimi Kodheli thotë se protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit nuk e kanë bërë qytetarët e thjeshtë, por politikanë dhe njerëz me precedentë penalë. 

Kodheli: Ata që e organizuan dhunën nuk janë njerëz të dëshpëruar, që kemi parë në pamjet filmike, por janë disa të tjerë që kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën. Nëse kjo është e vërtetë, këtu ka një problem që i tejkalon problemet e tarifës, e tejkalon këtë ngjarje të dhunës, ka një problem që lidhet me destabilizimin e vendit. Më shqetëson tarifa për qytetarët e Kukësit, e cila absolutisht duhet të rishikohet nga qeveria, për të gjithë ata që kthehen nga kullota për në shtëpinë e tyre në darkë. Të shikohet shumë më thellë ky element, që synonte të destabilizonte. Këta elementë kanë qenë politikanë dhe njerëz me precedentë penalë. 
Sigal