Kodheli merr titull nderi nga Akademia Bonifaciana, në Romë

521
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është nderuar me çmimin ndërkombëtar “Bonifacio VII” dhe titullin e nderit të akademisë ‘Bonifaciana”, me motivacion “Për impenjimin e madh dhe kontributin kulturor dhe social për realizimin e idealeve, qëllimeve, vlerave dhe arritjeve që kjo akademi çmon”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në qytezën e Papëve, në Romë merrnin pjesë personalitete të shumtë nga bota kishtare, diplomacia, institucionet civile, ushtarake dhe personalitete politike të vendit.
F 5Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli vlerësoi lart punën dhe veprën e Akademisë Bonifaciana për promovimin e vlerave të larta njerëzore mes popujve për një botë më të mirë dhe në paqe.
Ministrja Kodheli theksoi se, marrëdhëniet mes dy popujve tanë janë të lashta, të forta dhe shpirtërore.
F 4 (2)Ky është edicioni i trembëdhjetë i Akademisë Bonifacio VII dhe 780- vjetori i lindjes së Papa Benediktit Cajtani.
I ftuar nderi në këtë ceremoni ishte kardinali Francesco Baldisseri, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve , i cili mbajti fjalën përmbyllëse të vitit akademik “Viti i Shenjtë Bonifacio VIII dhe të vitit jubile të mëshirës së Papa Franceskut”
Sigal